9 Dhjetor, 2022

Elvana Gjata elektrizon skenën e “Dancing With The Stars”, këngëtarja performon disa prej hiteve të saj (Video)


Elvana Gjata ka elektrizuar skenën e “Dancing With The Stars” mbrëmjen e sotme me një super performancë .

Këngëtarja këndoi disa prej hiteve të saj, teksa performoi edhe krah balerinëve profesionistë të spektaklit.

Shtatë konkurrentë do të kërcejnë sonte hitet e saj dhe përveç pjesëmarrjes në spektakël, Elvana do të vlerësojë  gjithashtu me pikë konkurrentët.

Sonte do të shpallet edhe  gjysmë finalisti i parë por dhe pse nuk do të ketë asnjë eleminim vota e publikut është shumë e rëndësishme.

 

© Panoramaplus.al