Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, ka ndarë sot me ndjekësit e saj në “Instagram” një ndjesi mjaft të sinqertë.

Elvana ka shkëputur nga kujtimet e saj në rrjetin social “Facebook”, një status të bërë në vitin 2013 për prindërit e saj dhe dashurinë ndaj tyre.
Në postimin e 6-viteve më parë, këngëtarja shprehet se ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, si prindërit.
Elvana gjithashtu jep mesazhin e qartë se duhet t’u falim çdo ditë dashuri dhe mirënjohje atyre që na dhanë jetë.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është satusi i Elvanës në vitin 2013.
“Si në 2013… edhe sot në 2019… njësoj… dhe përgjithmonë kështu do të jetë”, ka shtuar këngëtarja e njohur në foto.
© Panoramaplus.al
