25 Tetor, 2019

Elton Deda shprehet hapur: “Muzika është bërë çorap!”


Ai është kantautor i njohur dhe muzika e tij dëgjohet e pëlqehet nga publiku shqiptar. Elton Deda ka qenë i ftuar në “Këndo këngën time”, ku u shpreh mjaft io zhgënjyer për muzikën shqiptare.

Ai ndër të tjera tha se në kohën e sotme është tregu që dikton muzikën dhe jo muzika tregun.

Deda u shpreh troç se muzika është bërë ‘çorap’ dhe kjo ka nisur që pas vitit 2000.

‘Në kohërat e sotme është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun. Është bërë një çorap i vërtet.  Ne informacionin nga bota e marrim shumë më vonesë dhe reagojmë  me shumë vonesë  ndaj edhe kthesën tha i madhi Jovan Bregu e bëjmë me vonesë. Ideja është që çorapin në tregun tonë , në tregun shqiptar flas është bërë sigurisht pas viteve 2000, diku nga fillimi i viteve 2000.  Aty ndodhi një shiftë, shumë i çuditshëm që sot nuk po e riparojmë dot.  Nuk mund ta kuptoj dot se si mund të shkoj një këngë nga fillimi deri në fund me fjalët “Unë të du, ti s’më do, unë të du ti s’më do, pse s’më do…” . Nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar jemi njerëz të kultivuar. Ne shkojmë nëpër shkolla, hapim libra’, tha kantautori.

© Panoramaplus.al