22 Dhjetor, 2022

Elsa Lila riktheu “Pyes Lotin” në “Fest-61”, reagon i revoltuar kompozitori i këngës: Një variant i shëmtuar, mos ma bëni pis!


Nata e tretë e Festivalit të 61-të Këngës në RTSH iu dedikua historisë së këtij eventi muzikor, ku u rikthyen dhe njëherë nga artistët disa prej këngëve më të paharrueshme për publikun të cilat i kënduan me konkurrentët e festivalit.

Elsa Lila riktheu këngën e saj “Pyes Lotin” në bashkëpunim me reperin Capital T. Ndonëse kënga u pëlqye shumë nga publiku, ndryshe ka ndodhur me kompozitorin e saj, Valentin Veizi, i cili ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar Radio Televizionit Shqiotar që ta heqë nga transmetimi këtë variant të këngës, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar” dhe ia kanë “shpërfytyruar”.

Postimi i plotë:

“MOS MA BENI PIS KENGEN!

Sot kam marre shume mesazhe e telefonata nga shoke e miq, dashamires e simpatizante te muzikes sime te indinjuar ne lidhje te nje varianti te kenges “Pyes Lotin” qe eshte kenduar nga Elsa Lila edhe Capital T ne naten e trete Festivali 61 i RTSHse, duke qene se skam patur mundesi te ndjek festivalin e kerkoj edhe e degjoj ne YouTube kengen, me ben pershtypje (indinjuan) dy gjera: e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bej “pis” kengen time, mire qe nuk kane aftesine profesionale per te “rifreskuar” apo te sjellin ndryshe nje kenge, por keta nuk kane as edukaten edhe as respektin te pakten te kontaktojne per te marre lejen e autorit

 Së dyti: Ti (kushdo) mund te rikendosh nje kenge, por nuk ke asnje te drejte te ndryshosh e te denigrosh kengen pa lejen e autorit, (kompozitorit).

Me lini tja u them troc edhe njehere Liles edhe Capitalit, modeli i kenges qe ju sollet eshte modeli se si mund te denigrosh, shperfytyrosh nje kenge aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi kete variant te shëmtuar”.

© Panoramaplus.al