15 Dhjetor, 2022

Ellen DeGeneres zemërthyer pas vdekjes së mikut të saj, prezantuesja i dedikon fjalët e ndjera: Ishe si familje për mua!


Pas vdekjes së papritur të mikut të saj të ngushtë Stephen ‘tWitch’ Boss, i cili ishte DJ dhe producent i Ellen DeGeneres Show për disa vite, komediania dhe prezantuesja shprehu pikëllimin e saj përmes rrjeteve të saj sociale, ku shprehej se ndihet ‘zemërthyer’.

“Jam zemërthyer. Twitch ishte një dashuri dhe dritë e pastër. Ai ishte familja ime dhe e doja me gjithë zemër. Do më mungojë “, shkroi 64 vjeçarja në Instagram krahas një fotoje të të dyve të përqafuar.

Ajo shtoi: “Ju lutemi dërgoni dashurinë dhe mbështetjen tuaj për Allison dhe fëmijët e tyre të çmuar – Ëeslie, Maddox dhe Zaia .”

Boss filloi të punojë si DJ i ftuar në The Ellen DeGeneres Show në 2014, dhe deri në vitin 2020 ai ishte bashkë-producent ekzekutiv i shfaqjes, i cili përfundoi shfaqjen e tij në maj të këtij viti pas 19 vitesh.

“Po i ndjej të gjitha gjërat, por ajo që po ndiej më shumë se çdo gjë është mirënjohje, dua të them, ju mund ta shihni këtë atmosferë që është shfaqur këtu sepse keni pasur gjithashtu guximin të rriteni dhe të jeni autentik me veten”, i tha Boss Ellen gjatë bisedës së tij të fundit në shtator.

“Jam shumë mirënjohëse që kam mundur të jem pjesë e kësaj dhe kësaj familjeje” ,theksoi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ellen DeGeneres (@theellenshow)

© Panoramaplus.al