Elita Rudi dhe Gjiko raportohet se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar ende lajmin, megjithatë një foto e postuar nga prezantuesja ka nxitur akoma më shumë thashethemet.
Elita Rudi postoi një foto me bikini dhe të gjithë vëmendjen e mori barku i saj, që prezantuesja vendosi ta mbulojë.

Sipas burimeve pranë çiftit, ajo është katër muajshe shtatzënë.
Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj Gjiko u bënë për herë të parë prindër dy vite më parë.
Prezantuesja solli në jetë një djalë të quajtur Zëri.
/Panoramaplus.al


