20 Qershor, 2020

Elita dhe Gjiko fillojnë pushimet në plazhet e jugut të Shqipërisë


Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes të cilave ushtron edhe profesionin tjetër të saj, atë si blogere.

Mes shumë fotografive nga jeta e përditshme, Elita herë pas here publikon edhe imazhe, përmes të cilave ngacmon imagjinatën e ndjekësve.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me fansat e saj në “Instagram” një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet me bikini në bregdet, saktësisht në resortin “Drymades Inn”, vendi ku pushojnë shumica e yjeve të skenës shqiptare.

Ajo ka publikuar edhe foto me djalin dhe bashkëshortin, Gjikon. Të dy të rinjtë janë shumë të suksesshëm në fushat e tyre dhe një çift që e shfaqin dashurinë e tyre  e tyre sa herë u jepet mundësia.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al