12 Qershor, 2019

Elita bën dedikim më të bukur për Gjikon dhe Zërin: Tek ju shoh dashurinë e vërtetë dhe të pastër


Moderatorja e njohur kosovare, Elita Ruda, është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it, ku ndan vazhdimisht me ndjekësit, momente të ëmbla me të voglin e saj.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme, Elita ka treguar se është mirënjohëse ndaj bashkëshortit të saj, Gjiko, me të cilin njohu dashurinë e vërtetë.

Elita dhe reperi i njohur kanë pak kohë që janë bërë prindër për herë të parë, të një djali që e kanë quajtur Zëri.

Ndërkohë në postimin e bërë ditën e sotme, Elita tregon një moment mjaft të ëmbël gjatë mëngjesit, kur Gjiko dhe djali ndodhen në shtrat.

“Te bashkëshorti im shoh dashurinë e vërtetë, te djali im dashurinë e pastër”, shkruan moderatorja në foton e publikuar në “Instastory”.

© Panoramaplus.al