27 Nëntor, 2018

Eliona Pitarka kapet duke u puthur me të dashurin (FOTO)


Eliona Pitarka është një nga aktoret më të njohura shqiptare. Gjithashtu ajo konsiderohet edhe si një nga femrat më seksi.

Ajo është mjaft e ndjekur në profilin e saj “Instagram”, ku publikon foto mjaft provokuese. Por Eliona është kujdesur që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut.

Së fundmi, aktorja ka pranuar se është në një lidhje, por pa treguar asnjë detaj tjetër rreth kësaj teme.

Personi i saj i zemrës ka festuar ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë, Eliona i ka përgatitur një festë surprizë. Këtë detaj ajo ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit e saj.

Aktorja e njohur ka publikuar disa video në “Instastory” ku tregon sesi ka zbukuruar ambientin për të dashurin e saj. Ndërkohë në një video tjetër çifti shfaqet duke u puthur, teksa partneri e mban në krahë dhe fytyrën e tyre e mbulojnë tullumbacet.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Eliona në postimin e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al