18 Dhjetor, 2021

“Einxheli është një nga arsyet!”/ Dj Dagz flet për rikthimin në shtëpi: Nuk ma kishte marrë mendja kurrë se…


Pas kthimit në shtëpi, Dj Dagz, ka biseduar me Donald Veshajn, ku tha se një nga arsyet pse vendosi të rikthehej ishte Einxhel Shkira. Artisti u shpreh se nuk ia kishte marrë kurrë mendja se moderatorja do ta përjetonte aq keq largimin e tij.Dj Dagz dhe Einxhel janë përfolur për një pëlqim mes njëri- tjetrit brenda shtëpisë se Big Brother, por nuk kanë pasur asnjëherë diçka më shumë. Konkurrenti ka tha se nuk e kishte menduar që banorët e shtëpisë do të mërzitëshin kaq shumë për largimin e tyre.

“Kjo është arsyeja pse kisha dashur te rrija brenda, mund të ishte edhe Pajtimi… Edhe Einxheli është një prej arsyeve, sepse kur e kam parë në atë gjendje që është mërzitur shumë, nuk e kisha besuar asnjëherë, ia thash edhe në sy, e kam ditur që mund të mërziteshe por jo kaq shumë.”– tha ai.

Dj Pm dhe Dj Dagz, ishin dy banorët që lanë shtëpinë e “Big Brother Vip”, pas disa javëve qëndrim. Ata ishin në televotim me të gjithë banorët përveç Ilirit dhe Meridianit, të cilët kishin imunitet.

Por pas eleminimit të tyre, u hap një televotim ku publiku kishte mundësi të zgjidhte njërin nga ata, për t’u rikthyer sërish dhe ata kishin zgjedhur Dj Dagz.

© Panoramaplus.al