27 Tetor, 2022

Einxhel Shkira reagon pas publikimit të videos së “BBVIP2”/ Moderatorja i del në mbrojtje Fifit: Ajo meriton respektin maksimal!


Pas reagimit të Fifit për promon e “BBVIP2” e cila u publikua në Instagram ku shfaqte momenti kur këngëtares i ranë të fikët në transmetimin live, videoja u fshi menjëherë. 

Së fundmi për këtë situatë ka reaguar dhe Einxhel Shkira e cila mbajti anën e këngëtares dhe u shpreh se ai moment ishte shumë i panevojshëm për tu shfaqur në promo.

Sipas moderatores, Fifi meriton një respekt maksimal nga njerëzit për kontributin e saj.

“Ajo ishte e lënduar në lidhje me spotin e fillimit të “Big Brother 2” dhe të jem e sinqertë edhe unë në momentin që e pashë e konstatova si të panevojshëme pjesën ku transmetohet ajo që i ka ndodhur Fifit. Nuk mendoj se është e nevojshme të rishihet dhe të rivendoset, ose më saktë nuk është e nevojshme të vihet në promon e një spektakli.

Sepse secili nga ne ka pasur momente shumë të bukura aty brenda dhe një kontribut të caktuar në atë spektakël. Ka një kontribut të caktuar në komplet suksesin e asaj që ka ndodhur. Dhe ashtu sikur të tjerët, Fifi meriton respektin maksimal nga të gjithë njerëzit për kontributin e saj pozitiv aty brenda dhe për artin e saj. Siç edhe vetë ajo ishte shprehur ka bërë muzikë shumë të mirë. Unë e di që Fifi është një person me zemër shumë të madhe edhe kurrsesi nuk do të mundej t’i bënte keq dikujt,”-u shpreh Einxhel.

 

© Panoramaplus.al