21 Qershor, 2019

Einxhel Shkira “harron” Emre Xhanin, shpërthen me foto seksi në “Instagram”


Prezantuesja Einxhel Shkira nuk resht së mahnituri me bukurinë dhe format e saj bombastike. Modelja superseksi nga Tirana është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndiqet prej më shumë se 92 000 personash në “Instagram”.

Bukuroshja ka gjithashtu një marrëdhënie të veçantë me botën e futbollit, ku në të shkuarën nuk munguar romancat e saj me futbollistë.

Pas lidhjes me lojtarin e kombëtares Bekim Balaj, modelja u bë protagoniste e një historie dashurie “virtuale” me mesfushorin e Juventusit, Emre Xhan. Bukuroshja e shprehu hapur pëlqimin e saj për lojtarin me origjinë turke, duke i kushtuar postime të shumta në “Instagram”.

Por së fundmi, duket se Einxhel e ka harruar futbollistin dhe në “story” prej kohësh mungojnë postime rreth tij. Megjithatë, ato që nuk mungojnë janë fotot e “nxehta” që modelja superseksi hedh çdo ditë për ndjekësit e saj të shumtë.

© Panoramaplus.al