Përveç batutës së bujshme që u bë nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi për Donald Veshajn në shtëpinë e “BBVIP’, një tjetër shaka e aktori i humorit, Agron Llakaj, mesa duket nuk u prit aspak mirë nga Einxhel Shkira.
Aktori Agron Llakaj ka ngacmuar Einxhel lidhur me fondacionin që ajo planifikon të hapë, deklaratë gjë e cila e ka mërzitur moderatoren.
“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”,- ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donaldin.
Gjatë spektaklit të ‘PRIME’, moderatorja tregoi se ndihej e ofenduar për këtë ironi nga ana e prezantuesit dhe se për të Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.
Mirëpo, Llakaj së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku sqaroi dhe për herë të parë të gjithë situatën se nuk ka qenë ironi por ishte thjesht një batutë nga ana e tij.
Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donaldt ‘Je më i forti’, por thashë ‘Fitoftë më i miri’ sepse respektoj sakrificën e çdo kujt që është aty brenda. U ndjeva keq të them të drejtën pasi unë nuk jam as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes, gjithsesi unë nuk e njoh fare kam respekt dhe ka fituar simpatinë time për aq sa e kam ndjekur”, u shpreh aktori i humorit.


