17 Prill, 2019

Egla Harxhi tregon përse jeton e ndarë nga partneri: Gjatë këtij viti, 6 muaj nuk kemi…


Ish-miss Shqipëria, Egla Harxhi, është padyshim një nga femrat që ka provokuar gjithmonë me daljet e saj në mediat rozë.

Një ditë më parë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetë tani që është nënë e një djali 15-muajsh, Luxifer.

“Tani që jam bërë nënë çdo gjë ka ndryshuar. Kur kuptova se isha shtatzënë nisi ndryshimi sepse zgjedhja për të mbajtur një fëmijë kur nuk ishte e parashikuar më bëri të kuptoj përgjegjësitë që kisha. Mendoj se nuk bëjmë fëmijë thjeshtë sepse kemi nevojë të bëjmë fëmijë apo për të plotësuar boshllëqet tona. Përveçse kuptova se kisha përgjegjësi, kuptova edhe që unë si Egla nuk isha më në plan të parë. Forca për të luftuar për diçka që unë e besoj u rrit pas lindjes së djalit. Emri Luxifer ka kuptimin sjellës i dritës dhe është absurde të mendosh që një nënë mund t’i vërë një emër me konotacion negativ fëmijës. Alexandre nuk ka qenë i pranishëm kur lindi djali, unë nuk doja që të ishte. I kemi ndarë përgjegjësitë, ai do të vazhdojë detyrat e tij dhe unë do të merrem me djalin”, tha Harxhi.

Egla gjithashtu gjatë bisedës tregoi se babi i tij Alexandre de Basseville, nuk jeton me ta. “Alexandre më ka thënë se detyra ime, ajo që mbaj mbi shpatulla, më bën të mos kem një jetë normale. Unë e pranova se as unë nuk jam normale. Kur morëm vendimin për të qenë bashkë, ai ma bëri të qartë se familja e tij ka një protokoll të fortë, që është: Detyra mbi të gjitha”, u shpreh Egla.

E pyetur nga Rudina se ku qëndron tani partneri i saj dhe me çfarë po merret aktualisht, ajo sqaroi se ai po merret me punët e tij dhe udhëtimet anembanë botës.

“Është në udhëtime, vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij viti 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Unë e kam marrë përgjegjësinë 100% për jetën familjare”, shtoi Harxhi.

Egla tregoi se Alexandre nuk është një baba normal, që mund t’i ndërrojë pelenën të birit. Gjëra të tilla sipas saj, as nuk i mendon.

Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia e pazakontë me partnerin e saj, në të cilën përfshiu edhe një tjetër vajzë ka qenë gjithmonë një ndër temat që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Por kjo marrëdhënie nuk funksionoi pas ardhjes në jetë të djalit të saj.

 

© Panoramaplus.al