21 Nëntor, 2022

Eduart Grishaj zbulon ftesën për Big Brother Vip Albania për gazetarin e famshëm


Eduart Grishaj ka konfirmuar lajmet se së shpejti do të nisë edicioni i dytë i “Big Brother VIP”.

Regjisori gjatë një interviste për gazetarin Ermal Qori, e ka ftuar këtë të fundit drejtpërdrejt të bëhet pjesë e lojës. Grishaj është shprehur se Ermali do të ishte një lojtar me tipin e duhur për reality-show.

“Do vish në Big Brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në Big Brother, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë“, tha ai.

Ai foli për xhirimet dhe premierën e filmit Sofia.


Ajo që mori vëmendje të madhe, përveç kastit dhe historisë së filmit, ishte pjesëmarrja e Arbana Osmanit si producente dhe aktore.

 Eduarti u pyet gjatë intervistës se si është të kesh producente bashkëshorten e tij. Regjisori u përgjigj se të punosh me Arbanën është komoditet madje theksoi se në momentet që është i ngarkuar i përfshin edhe të tjerët tek punët e tij, duke ndarë detyrat dhe përgjegjësitë.

© Panoramaplus.al