Pas rikthimit nga pushimet, regjisori i njohur Eduart Grishaj ka nisur menjëherë punën. Së fundmi ai ka nisur xhirimet për një film që mban titullin “Gjyshja” dhe moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani duket të jetë pranë tij.

Arbana ka bërë disa postime në “Instastory”, ku në njërin prej tyre i uron suksese Eduartit për këtë projekt të ri. “Paç fat”, shkruan moderatorja mbi videon të cilën e shoqëron edhe me një emoji zemre.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se për xhirimet e filmit ata kanë udhëtuar drejt Bogës dhe pjesë e grupit të aktorëve është edhe Ema Andrea.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, Arbana dhe Eduarti ishin së bashku me pushime në Marok, nga ku publikuan foto të ndryshme, por asnjë me njëri-tjetrin.


