Iriada Shahollari dhe Eduard Kuçi më në fund rregulluan raportet midis tyre, pas shumë javësh debate dhe zënka në “Për’puthen”. Gjatë spektaklit të shtunën, konkurrentja i bëri një surprizë Kuçit, që e bëri të përlotej, pasi në ekran u shfaq nëna dhe vëllai i tij i vogël.

Mirëpo, kur të gjithë presin një takim të dyshes, Eduardi ka zbuluar se së bashku me Iriadën janë përjashtuar nga programi i dashurisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eduardi, i cili ka realizuar një video live me fansat e tij në Instagram. Në video ai i drejtohet Iriadës duke folur e pavarësisht se ajo nuk del para kamerës, kuptohet që janë bashkë.
“A po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu? (I drejtohet Adës). Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxon në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot.
Po ata janë kon t’vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon ‘rujuni mos ju nxon dikush’, amo jon kon ata që na kanë bo foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kon bashkë, se une si njoh mirë vendet këtu.”,- thotë Eduardi në video.
Pas takimit të parë që realizuan bashkë, Kuçi e ofendoi publikisht Iriadën, duke thënë se ajo nuk ka asgjë natyrale, sepse i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale. Si rezultat, ai vendosi të mos dilte më me të e as ajo nuk dëshironte të dilte me Kuçin.
Por pas disa puntatave, Eduardi i kërkoi falje 26-vjeçares, duke hedhur hapin e parë për të rregulluar marrëdhënien mes tyre. Megjithatë, duket se dyshen nuk do ta shohim më bashkë në “Për’puthen”.


