21 Shkurt, 2022

Eduard Grishaj fton live dy personazhet për të qenë pjesë e edicionit të ‘BBV2’


I ftuar në emisionin ‘’Wake Up’’ regjisori Eduard Grishaj tregoi për edicionin e dytë të ‘Big Brother Vip’.

Ai u shpreh se një nga personazhet që do të marrë pjesë në ‘BB VIP2’ është moderatorja Ori Nebiaj.
Megjithatë ende nuk dihet nëse ishte batutë apo e vërtetë nga ana e tij.

I pyetur nga gazetari tha se ajo ka për detyrë t’i mbushë mendjen edhe Islit. Duke marrë parasysh se të dy moderatorët e emsionit të mëngjesit janë lakuar gjithmonë për një romancë mes tyre, Nebiaj ironizoi: “Po do na bëni të puthemi aty”. Gjithashtu Eduard Grishaj tha se do të bëjnë disa pushime pas përfundimit të suksesshëm të ‘’Big Brother Vip’’.

Për më shumë se 4 muaj publiku pa VIP-at shqiptarë të monitoruar nga kamera 24 orë në 24.
Kjo eksperiencë i ktheu ata edhe më të njohur seç mund të ishin më përpara.

Kujtojmë se edhe pse janë përfolur për një lidhje mes tyre Ori Nebiaj dhe Isli nuk e kanë pranuar kurrë si fakt.

© Panoramaplus.al