Këngëtarja e njohur e hiteve “Kujt po i han”, “Rendez vous” e shumë të tjerave, e ka nisur fundjavën mjaft ëmbël.

Enca Haxhia e cila është një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara të showbizit shqiptar, ka postuar në profilin e saj “Instagram” një foto ku zbuloi surprizën që i ka bërë një fanse.

Kjo e fundit ka gdhendur emrin e Encës në pjesën e kyçit të dorës. Madje fotografinë e tatuazhit e kishte vendosur në jastëkun që i kishte dhuruar këngëtares.

“Ajo tatuazhoi emrin tim (tatuazhi i saj i parë) dhe pastaj më solli këtë dhuratë që unë ta kujtoj dhe do ta bëj. Sa e ëmbël”, ka shkruar Enca krahas postimit në “Instastory”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
