6 Prill, 2019

Edhe pse vetëm 6-muajsh, Ajola Xoxa ka një “mësim” për Kajan (FOTO)


Gjashtë muaj më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë.

Ishte 6 tetor i 2018-s kur erdhi në jetë Kajan. Tashmë data 6 e çdo muaji mbetët një ditë e veçantë për Veliajn e Ajolën.

Në këtë 6-mujor, mami Ajola ka një mesazh të bukur për vogëlushin e saj, por edhe për të gjithë prindërit e fëmijëve.

Xoxa ka bërë sot një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku ka nxjerrë foto të shkëputura nga libri i dashur për të vegjlit, “Princi i vogël”.

“6 muaj me Kajan sot. Ndërkohë si sot përpara 76 vitesh botohej për herë të parë ‘Princi i vogël’ i Saint Exupery-së, një ndër librat që fëmijët duhet me patjetër të lexojnë. Po shkëpus një pasazh të vogël, një mësim për Kajanin dhe të gjithë bebat: ‘Nëse do të ndërtosh një anije, mos i mblidh burrat e gratë për t’u dhënë urdhra, për t’u treguar si ndërtohet… Nëse do të ndërtosh një anije, bëj të lindë në zemrat e tyre dashuria për detin. Ata do ta ndërtojnë vetë anijen’”, shkruan Ajola, ndërsa dy fotot e postuara prej saj i gjeni në këtë libër.

© Panoramaplus.al