1 Prill, 2019

Edhe pse të ndarë, ish-i dashuri miliarder i Morena Tarakut e uron kështu për ditëlindje (FOTO)


Lidhja e dashurisë mes këngëtares Morena Taraku me miliarderin iranian, Sasha Sobhani, përfundoi vetëm pak kohë pasi ata vendosën që ta bënin publike.

Madje u duk sikur Morena e Sasha u ndanë në mënyrë paksa të ashpër, pasi bënin postime thumbuese për njëri-tjetrin në profilet e tyre në rrjetet sociale.

“Kur kupton se i dashuri yt është homoseksual”, shkruante Morenapas ndarjes në një postim të saj.

E teksa lidhja e tyre ka marrë fund prej kohësh, duket se është miliarderi ai që do t’i rregullojë gjërat mes dyshes.

Përmes një postimi në “Instastory”, Sasha ka vendosur që ish-të dashurën ta urojë me rastin e ditëlindjes. Ai ka publikuar një foto të Morenës pak pas mesnate, ndërsa shkroi “Gëzuar Ditëlindjen” dhe etiketoi këngëtaren.

Ndërkohë pak kohë më parë miliarderi iranian e pyetën në lidhje me ish-të dashurën shqiptare dhe ai u përgjigj: “Ajo ka një zemër të madhe”.

© Panoramaplus.al