Pavarësisht problemeve që kanë me drejtësinë, duket se Mozzik dhe Loredana kanë vendosur që ta shijojnë jetën në maksimum.

Reperi ka zbuluar nëpërmjet postimeve në “Instastory”, se ka blerë një makinë super luksoze. Bëhet fjalë për një ndër prodhimet më të fundit të gjigandit gjerman për makinat, “Mercedes Benz”.

“Mirëseerdhe në shtëpi, vogëlushe”, shkruan Mozzik teksa ka postuar foton e makinës më të fundit që ka blerë.

Ndërkohë së fundmi, bashkëshortja e tij Loredana Zefi është akuzuar nga një grua zvicerane, se ajo së bashku me të vëllanë, Berat Zefi, i kishin zhvatur me dhunë dhe kërcënime 900 mijë franga.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë në Zvicër, ku autoritetet vendase i kanë bllokuar reperes llogaritë bankare, pasi dyshojnë se paratë janë të dyshimta.


