Një ditë më parë, Loredana dhe Mozzik humbën njeriun e tyre të afërm. Babai i reperes ndërroi jetë dhe dedikimet prekëse nuk munguan në profilet e tyre në “Instagram”.

E teksa janë të trishtuar për humbjen e personit të tyre të dashur, Mozzik-ut sot i është dashur që të japë një lajm të bukur për të gjithë fansat e tij.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, reperi shprehet se edhe pse është i mërzitur, atij i është dashur që të publikonte këngën e tij më të re në bashkëpunim me reperin Dardan.

“Veç zoti e di të nesërmen tonë, fatkeqësisht na ndodhi një mërzi në familje por tregu gjerman ka vendosur më herët që kënga e re të publikohet sot! Prandaj edhe pse i mërzitur ju njoftoj që kënga dhe video e re del në orën 14:00! Faleminderit për dashnin”, ka shkruar ai.
“A milly” titullohet kënga dhe aktualisht është publikuar vetëm në versionin audio në kanalin e “Youtube”, ndërsa më vonë pritet edhe klipi.

