Dy prej artisteve më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Tayna, kanë gati bashkëpunimin e tyre të parë.

“Bye bye” është kënga që është realizuar në studion e Cricket dhe që pritet të publikohet shumë shpejt.
“Prive.al” shkruan se tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për këtë këngë e cila sipas të gjitha gjasave do të publikohet këtë fundjavë.
Ndërkohë kujtojmë se në fillim të javës, Tayna publikoi bashkëpunimin me Lyrical Son dhe MC Kresha-n, të cilët e kanë bërë edhe më të bukur këngën ritmike të titulluar “Pasite”.

