Ndërkohë që mbrëmja e madhe po afron, janë zbuluar prezantuesit e MTV Video Music Awards 2020.
Yjet të njohur botërorë janë përzgjedhur, mes tyre edhe Bebe Rexha.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do shpallë fituesit së bashku me emra të njohur si Anthony Ramos, Bebe Rexha, Bella Hadid, Drew Barrymore, Jaden Smith, Joey King, Kelly Clarkson, Machine Gun Kelly, Madison Beer, Nicole Richie, Sofia Carson dhe Travis Barker.
Ndërkohë nominimet i kryeson Ariana Grande dhe Lady Gaga me 9 secila.
Ato ndiqen nga Weeknd dhe Billie Eilish me nga gjashtë nominime secili.
Lady Gaga, Ariana Grande dhe The Weeknd janë përzgjedhur për të performuar mbrëmjen e së dielës, kur edhe do shpallen fituesit.
Per herë të parë në skenën e VMAs do të ngjiten BTS, ndërsa Miley Cyrus do kthehet me këngën e saj “Midnight”.
Gjithashtu performues do jenë Black Eyed Peas, CNCO, DaBaby, Doja Cat dhe Maluma.







