Tayna është një prej repereve më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar.

Ajo pëlqehet nga publiku dhe është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku publikon edhe foto të ndryshme.
Së fundmi Tayna postoi një fotografi mes dy makina luksoze.
Por çfarë bie në sy është gjesti dhe përshkrimi i fotos.
E veshur me kostum sportiv, reperja ngre gishtin e mesit dhe shkruan: “Edhe femrën unë ta marr.”

Ndërsa nuk ka treguar se kujt i drejtohet ky mesazh, por duket se “thumbi” i Taynas ka qenë goditës.
Pak kohë më parë reperja publikoi bashkëpunimin me Mozzik të titulluar “Edhe ti” që ka rezultuar mjaft i suksesshëm.



