Anna Gjebrea ka sjellë një tjetër këngë, ritme të muzikës pop dhe me mesazhin për të shijuar jetën.

Vajza e këngëtarit të mirënjohur Ardit Gjebrea po fut në tregun shqiptar frymën e artistëve që bëjnë muzikë për të rinj, për adoleshentë, një këngë e pritur mirë dhe tejet argëtuese, ka bërë xhiron në botën virtuale. E ftuar në Abc e Pasdites, Anna rrëfeu se është shumë e lumtur që kënga po pëlqehet dhe se xhirimet e klipit i ka kaluar mjaft mirë.

“Ndihem shumë mirë por është një përgjegjësi shumë e madhe, duhet të punoj më fortë ” – u shpreh Anna në lidhje me nisjen e rrugëtimit të saj muzikor. Ajo është duke shijuar ende procesin e publikimit të këngëve të saja të para.

Për të pjesëmarrja në Junior Eurovision Song Contest 2021 ishte një eksperiencë e paharrueshme, por nuk e ka menduar mundësinë për të qenë pjesëmarrëse në tjetra kompeticione shqiptare. Në intervistë Anna zbuloi se do të jetë pjesë e Kënga Magjike në këtë vit, do të këndoj. E ne na mbetet vetëm të presim se si do të jetë performanca e këngëtares së re.
© Panoramaplus.al

