4 Janar, 2022

Ed Sheeran urdhërohet nga gjykata të zbulojë se kë ndjek në internet, vijon betaja e ashpër ligjore për këngën e tij


Ed Sheeran është në gjyq për këngën e tij të suksesshme “Shape Of You” të vitit 2017, e cila kryesoi listat në mbarë globin dhe gjithashtu u bë kënga më e transmetuar në historinë e Spotify. Ai është urdhëruar nga gjykata të zbulojë saktësisht se kë ndjek në internet, pas një argumenti ligjor mbi këngën.

ed-sheeran-shape-of-you

Këngëtari 30-vjeçar është përfshirë në një luftë ligjore me muzikantët Sami Chokri dhe Ross O’Donoghue, të cilët argumentojnë se kënga e tij në krye të listës së vitit 2017 ka vjedhur elementë të këngës së tyre “Oh Why “ të vitit 2015.
oh-why=sam

Shape Of You ishte një hit mbarëbotëror që kryesoi listat në mbi 30 vende, kënga më e shitur e 2017-ës në MB, dhe kënga më e transmetuar në historinë e Spotify.

Mosmarrëveshja për të drejtat e autorit për këngën do të sjellë kosto ligjore prej 3 milionë paund nga Gjykata e Lartë që analizon faktet e sjella nga të gjitha palët e përfshira. The Sun raporton se Ed është urdhëruar të: “zbulojë të gjitha regjistrimet dhe shënimet e tij në lidhje me këngën, duke përfshirë çdo gjë nga telefoni, tableti, laptopi ose studiot e tij”.

Vetë këngëtari ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar kurrë këngën Oh Why dhe avokatët e tij argumentojnë se akuzat e bëra po dëmtojnë reputacionin e tij.

shape-of-you-ed-sheeran

Ed Sheeran e shkroi këngën me producentin britanik Steve Mac dhe muzikantin e Snow Patrol, Johnny McDaid. Ata filluan procedurat ligjore që në maj të vitit 2018 për t’i kërkuar Gjykatës së Lartë të deklaronte se ata nuk kishin shkelur të drejtat e autorit nga Chokri dhe O’Donoghue. Ndërsa autorët rivalë filluan me fushatën e tyre ligjore në korrik të vitit 2018 duke pretenduar për: “shkelje të së drejtës së autorit, dëmtime dhe një llogari fitimesh në lidhje me shkeljen e supozuar”.

Shape of You është përfshirë në polemika që kur u publikua për herë të parë në janar 2017. Në mars të atij viti, Ed shtoi këngëtarë të tjerë në krijuesit e këngës pasi fansat vunë re ngjashmëri midis këngës së tij dhe hitit të vitit 1999, No Scrubs nga TLC. Kandi Burruss dhe Tameka Cottle – e cila shkroi këngën ikonë TLC – dhe producenti i këngës Kevin Briggs u shtuan në uebsajtin amerikan të të drejtave të autorit ASCAP.
sheeran-gramy

Ndërsa vetë muzikanti u tall në ndarjen e çmimeve Grammy 2018 kur Shape Of You u shpall fituese e Performancës më të mirë Pop Solo. Ndërkohë vitin 2017, një burrë u burgos për riprodhimin e këngës në mënyrë të përsëritur si pjesë e një fushate urrejtjeje. Të tjerë akuzues janë edhe trashëgimtarët e producentit të ndjerë të muzikës Ed Toënsend të cilët janë përplasur gjithashtu me Ed Sheehan për këngën e tij Thinking Out Loud. Ata pretenduan se mori elementë të klasikut të Marvin Gaye të vitit 1973 Let’s Get It On.

thnking-ed-sheeran

© Panoramaplus.al