25 Nëntor, 2022

Bebe Rexha shfaqet mahnitëse në performancën hapëse të ndeshjes së futbollit amerikan


Bebe Rexha pati një shfaqje të mrekullueshme ndërsa performoi në pjesën e parë në ndeshjen e futbollit Detroit Lions kundër Buffalo Bills në Detroit, Michigan në Ditën e Falënderimeve.


33-vjeçarja vuri në pah linjat e saj me një palë pantallona të zeza të ngushta teksa dominonte skenën. Rexha i kombinoi pantallonat e saj seksi me një xhaketë motorike të zezë me vezullim me supe këndore, shkruan DailyMail.


Për të nxjerrë në pah bustin e saj të bollshëm, këngëtarja ishte kujdesur që t’i lint pak vend imagjinatës te pjesa e dekoltesë. Ajo performoi edhe përkrah David Guettas, me të cilin publikoi një duet këtë vit të titulluar “I’m Good (Blue)”.


Bebe Rexha performoi në stadium para 65,000 personave dhe mijëra të tjerëve që e panë ndeshjen nga ekrani.

Bebe Rexha ka befasuar parfa dy ditësh  me paraqitjen e saj në aeroportin e Los Angelesit, ku u pa e veshur me pallto të rëndë, ndërsa në këmbë mbante shapka.

33-vjeçarja kishte preferuar pantofla të markës “Louis Vuitton” , ndërsa ishte mbështjellë me një pallto të zezë të gjatë magjepsëse, shkruan DailyMail. Me flokët e verdhë të lëshuar dhe shumë pak make up në fytyrë, Bebe dukej mahnitëse, vazhdon artikulli.

© Panoramaplus.al