Kemi parë vajza të famshme që në mes të dëborës dalin dhe realizojnë foto me bikini, por ky nuk është rasti i Luana Vjollcës.

Moderatorja e njohur ka publikuar sot në profilin e “Instagram”-it një foto, ku shprehet se është kartolina e saj e dimrit.
Luana shfaqet e veshur me pizhama në mes të rrugës, pasi ka ndaluar makinën në rrugën e Kombit. Ajo ka ngritur dy gishtat lart dhe ka pozuar me syze dhe kapuçin e pizhamave.

“Kartolina ime e dimrit: Pizhama, Borë, Makinë e palarë. Uuu edhe unë e veshur si një lopë”, shkruan moderatorja duke iu referuar dizajnit të pizhamave.



