Ditë më parë është paralajmëruar një projekt i përbashkët mes Robertit, Kastros dhe Enedës. Kënga me titull “Çuna dhe goca” u publikua në kanalin “YouTube”. Ky projekt është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është punuar nga “Pro Video”. Lajmi për bashkëpunimin e këtyre tre artistëve ishte i papritur, por kënga pritet të jetë në mesin e këngëve më të dëgjuara të momentit. Ja çfarë tha Kastro Zizo rreth këtij projekti i pyetur pak javë më parë nga “Panorama Plus”:

Kthehesh me një bashkëpunim me Robert Berishën dhe Eneda Tarifën. Ishte një person i katërt që ju bëri bashkë në këtë projekt, apo keni njohje me njëri-tjetrin?
Me të dy unë jam shok shumë i vjetër, përmbi një dekadë. Personi që na mblodhi të tre, me krenari e them që jam unë. Jemi tre karaktere të ndryshme që në final do të sjellim diçka bombastike.
Dimë që bashkoheni me një ripunim të një kënge të vjetër. Çfarë ndryshimesh i keni bërë?
Mund të them që kënga është një ripunim i një kënge të vjetër popullore të Shqipërisë se Mesme… Pooor ka aq shumë risi, sa…

Tre zëra të ndryshëm, si e komenton ngjyrën e zërit të secilit prej jush?
Nuk ka shumë komente, pasi publiku na njeh. Di të them që në një këngë ne të tre do të bëjmë flakë.
Robert Berisha një mashkull seksi, e sheh si konkurrent sa i takon pëlqimit që mund të kenë femrat ndaj tij në këtë projekt?
(Qesh) Ne jemi seksi për veten dhe për njerëzit tanë të afërt… Pjesa tjetër nuk ekziston si konkurrencë, por si shokë të mirë jemi mbledhur në një projekt ambicioz.
Nëse do t’i kërkoje bashkëshortes së tij, Nora Istrefit, një bashkëpunim, mendon se do të shkonit si çift në duet?
Çdo gjë është e mundur. Nora hyn te superartistet shumë të konsoliduara në tregun tonë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
