Këngëtarja me famë botërore Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti u fotografua duke ecuar dorë për dore në rrugët e Nju Jork-ut, ku këngëtarja duket me një veshje e cila i tregon më së miri barkun e rrumbullakosur.

33-vjeçarja duke e veshur vetëm me një pallto Channel ngjyrë rozë, me vlerë 8000 dollarë, të hapur poshtë gjoksit pa këmishë poshtë saj duke sfiduar kështu temperaturat e fotohta. Ylli i muzikës e kombinoi veshjen me disa bizhuteri të mëdha që i binin mbi barkun tashmë të rrumbullakosur.

Në fotografitë e shkrepura çifti duken mjaft të lumtur duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa reperi A$AP Rocky i dhuron një puthje në ballë artistes. Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim apo komunikim nga çifti për fansat në lidhje me pritjen e ëmbël apo gjininë e bebes.

Rihanna dhe A$AP fillimisht u lidhën në nëntor të vitit 2020. Çifti janë njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne muzikorë me njëri-tjetrin.


© Panoramaplus.al

