28 Gusht, 2021

“E vërtetë që je shumë e pasur?”/ Ja si iu përgjigj Greta Koçi ndjekëses, këngëtarja zbulon edhe dëshirën që në të ardhmen të ketë…


Këtë javë, Greta Koçi, u shfaq me dy unaza në gisht, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar në fshehtësi me partnerin e saj. Këngëtarja tashmë po jeton në Vjenë, ndërsa në Tiranë kthehet për të takuar familjen e saj.

greta koci (3)

Ndonëse detajet tregojnë se Koçi mund të jetë martuar, ajo vetë nuk ka deklaruar ende asgjë dhe si duket nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Ditën e djeshme, teksa fliste me ndjekësit në Instastory, dikush e pyeti: “A do jesh gjithmonë kaq e prerë për jetën tënde? S’na tregove asgjë moj Greta”.

greta koci (6)

Greta shkroi: “PO! Jeta ime private do të mbetet gjithmonë e tillë, është diçka e imja, të cilën nuk do ta bëj kurrë publike”.

Tashmë që artistja është në një marrëdhënie, ndjekësit janë kuriozë të dinë nëse dëshiron të bëhet nënë e madje edhe se sa fëmijë do të donte të kishte.

greta koci (8)

A ke dëshirë të bësh binjakë?”, e pyeti një ndjekëse, së cilës Greta iu përgjigj: “Pse jo”. Pyetjet për fëmijët nuk mbaronin me kaq, pasi një tjetër i shkroi: “Djalë apo vajzë, ça do doje fëmijë të parë?”.

Për këtë Greta tha: “Fëmijët janë bekim nga Zoti… Nuk dua të mendoj për gjininë, por për shëndetin e plotë kur të vijë ajo periudhë”.

greta koci (7)

Përveç këtyre, një ndjekëse tregoi se ëhstë shumë kurioze të dijë nëse këngëtarja është “e pasur”. Greta vendosi të përgjigjej, duke shkruar: “Kam aq sa i duhet njeriut për të jetuar i lumtur dhe i qetë. Asgjë më tepër se kaq”.

greta koci (4)

greta koci (3) greta koci (5) greta koci (6) greta koci (3) greta koci (5) greta koci (1)

© Panoramaplus.al