15 Shtator, 2022

E vërteta rreth lidhjes së Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio pas daljes së tyre të fundit


Njëherë e një kohë në Hollywood, kishte zëra për një romancë mes Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid…

Fituesi i ‘Oscar-it’ ka qenë duke u shoqëruar me supermodelen pas ndarjes nga e dashura e tij prej katër vitesh, Camila Morrone, thonë burime të shumta për mediat e huaja.

Ndërsa të dy janë takuar me njëri-tjetrin disa herë, një burim i afërt me Leo ka thënë për E!News se 47-vjeçari nuk po shikon të krijojë një lidhje serioze. “Ai po shijon të qenit beqar”, vëren burimi i brendshëm, duke shtuar se Leo dhe Gigi, 27 vjeç, nuk janë çift. Të paktën për momentin…

Gjithashtu, një burim i afërt me Gigi ka thënë se asnjëri prej tyre nuk dëshiron një lidhje për momentin. “Gigi dhe Leo janë shoqëruar shumë herë dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin. Gigi mendon se ai është një djalë shumë i lezetshëm,” thotë burimi. “Shumica e herëve kur ata janë shoqëruar bashkë kanë ardhur nga të qenit në të njëjtat rrethe shoqërore në festa të ndryshme.”

Në të vërtetë, Leo ka qenë duke shijuar thuajse çdo natë jashtë me miqtë që nga ndarja e tij me Camila. Më 30 gusht, ylli i ‘Don’t Look Up’ u pame miqtë në New York. Po Camila? Edhe ajo ka qenë e zënë javët e fundit. Më herët në shtator, 25-vjeçarja shijoi një udhëtim në Malibu, Kaliforni, përpara se të dilte në Los Angeles për të festuar ditëlindjen e 21-të të modeles tjetër Kaia Gerber.

Ndërsa as Leo dhe as Camila nuk kanë folur publikisht për ndarjen e tyre. E!News raportoi më parë që dyshja u ndanë sepse marrëdhënia e tyre ” nuk eci”.

Ata të dy kanë udhëtuar shumë dhe distanca ka qenë një faktor,” ndau një burim pranë tyre, duke thënë se megjithëse ka një mundësi pajtimi në të ardhmen, çifti nuk është më bashkë.

© Panoramaplus.al