14 Mars, 2020

E veçantë/ Italianët dalin në dritare dhe duartrokasin për mjekët dhe infermierët ‘në luftë’ me koronavirusin


Nga Bari në Romë, nga Milano në Palermo e Torino kur ora shkoi 12 mesditën e sotme, italianët hapën dritaret dhe duartrokitën për të falënderuar mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor të angazhuar në këto ditë të vështira në luftë me koronavirusin, i cili e ka bere Italine vendin e dyte me te prekur.

Duartrokitjet ishin gjithashtu nje gjest kunder perhapjes me ritme te larta te COVDI-19.

Nisma lindi në mënyrë spontane në rrjetet sociale.

 

© Panoramaplus.al