13 Qershor, 2023

E trishtë! Përplaset nga makina, humb jetën në moshën 71-vjeçare aktori i njohur i “Everwood”


Aktori i njohur i ‘Everwood’, Treat Williams ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas disa mediave aksidenti tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës pranë Dorset, Vermont.

Sipas Gribble, shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë drejtuesi i makinës, një 35-vjeccar i cili kaloi korësinë  e tij dhe goditi aktorin i cili ishte po i jepte biçikletës.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur agjenti i 71-vjeçarit, Barry McPherson, për revistën People.

“Ai u vra këtë pasdite. Ai po ecte dhe një makinë e përplasi atë. Unë jam thjesht i shkatërruar. Ai ishte njeriu më i mirë që mund të ekzistonte. Ai ishte kaq i talentuar.”- tha agjenti i aktorit.

Në vitin 1979, karriera e Williams arriti një pikë të lartë kur ai luajti si George Berger në filmin ‘Hair’, ndërsa me këtë rol ai u nominua për herë të parë për ccmimin ‘Golden Globe’. Më vonë ai fitoi një tjetër nominim të ‘Golden Globe’ për aktorin më të mirë në një film dramë për rolin e tij në 1981’ Prince of the City’ .

Karriera e Williams zgjati rreth katër dekada në rolet e tij në filmat ‘Steven Spielberg’ dhe ‘Heart of Dixie’, shfaqje televizive si ‘Blue Bloods’, ‘The Late Shift’, ‘Chicago Fire’ dhe ‘Chesapeake Shores’.

Williams u shfaq gjithashtu në disa projekte Hallmark si ‘Shtëpia e Krishtlindjeve’ , ‘Përtej dërrasës së zezë’ , ‘Safe Harbor’ dhe ‘Chasing a Dream’ , si dhe ‘Krishtlindjet në Shesh të Dolly Parton’ të Netflix dhe ‘The Noel Diary’ .

Prej shumë vitesh ai ishte i martuar me aktoren e njohur, Pam Van Sant ku nga kjo romancë ai ka dhe dy fëmijë Gill dhe Ellie.

© Panoramaplus.al