Sipas BBC, Patricia luajti në një numër filmash së bashku me Ian Carmichael dhe Sid James.
Më vonë, ajo u martua me milionerin kanadez, Charles MacCulloch dhe u zhvendos në Nova Scotia.
E ndjera doli e shtata nga dhjetë vendet që ishin në garë me një këngë dashurie të titulluar, “All”.
Kënga, e cila u transmetua në televizion nuk u regjistrua kurrë, kështu që nuk hyri kurrë në top lista. Ajo mbeti në Kanada pas vdekjes së të shoqit.
Kënga e Bredin mori gjithsej gjashtë pikë, duke e vënë atë përpara Austrisë, Zvicrës dhe Belgjikës, megjithëse ishte shumë prapa fitores përfundimtare, Corry Brokken me këngën “Net Als Toen” për Holandën.
Juria e Mbretërisë së Bashkuar i dha një votë të vetme Holandës, me nga dy për Francën, Danimarkën, Italinë dhe Austrinë.
Luksemburgu mori votën përfundimtare në Mbretërinë e Bashkuar.



