Aktori i njohur në filmin “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”, Mark Margolis ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në spitaln Mount Sinai në New York pas ‘luftës’ me sëmundjen e rëndë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur djali i aktorit, Morgan Margolis në një deklaratë për CNN.
Në moshën 14-vjeçare Margolis hodhi hapat e para në fushën e aktrimit, teksa ndoqi mësimet e para në “Actors Studio.”
Margolis mori një nominim për çmimin ‘Emmy’ në 2012 për rolin e tij si Tio në “Breaking Bad”. Tio, një personazh i preferuar i fansave komunikonte duke përdorur një zile bronzi të ngjitur në karrigen e tij me rrota. Ai më vonë luajti një rolin e Tios, por si një burrë më i ri, përpara se të ishte në një karrige me rrota, në serialin prequel “Better Call Saul”.
Margolis u shfaq gjithashtu në filmat “Scarface”, “Ace Ventura: Pet Detective” dhe “Oz”. Shpesh herë ai punoi edhe me regjisorin Darren Aronofsky, ndërsa u shfaq në gjashtë nga filmat e tij.
I njohur më së miri për portretizimin e tij si zuzar, Margolis në fakt u përshkrua si humoristi i cili bënte për vete një numër shumë të madh njerëzish.
© Panoramaplus.al
