15 Shtator, 2023

E trishtë! Pas betejës me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare prezantuesja dhe aktorja e njohur


Prezantuesja e njohur e “BBC-së”, Maddy Anholt ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pas betejës një vjeçare me sëmundjen e rëndë, tumor në tru.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë familja e saj përmes një deklarate.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, vajzës, motrës, shoqes, gruas dhe nënës sonë të dashur, e cila u largua nga kjo botë më 13 shtator në moshën 35-vjeçare. Ju mund ta dini se vitin e kaluar menjëherë pas lindjes së vajzës së saj Opal, Maddy u diagnostikua me sëmundjen e rëndë të kancerit të trurit.”– tha familja e të ndjerës.

Ylli televiziv i kaloi javët e fundit të jetës me prindërit e saj në shtëpinë e tyre, Sunflower House.

Maddy kishte një karrierë të gjatë televizive, e cila vitet e  fundit kishte programin e saj radiofonik në “Radio 4”, ndërsa kishte luajtur disa role në serialet e “BBC”, “ITV” e “Channel 4” në “Britani”. Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre 1-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj.

© Panoramaplus.al