24 Tetor, 2023

E trishtë! Pas betejës me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë anëtari i grupit të njohur muzikorë


Kitaristi i grupit të njohur muzikorë “Massive Attack”, Angelo Bruschini ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare për shkak të kancerit në mushkëri.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur grupi i tij muzikor.

“Talent jashtëzakonisht i shkëlqyer. Kontributi i Angelos në veprën e ‘Massive Attack’ është i pamundur të përshkruhet. Jemi të lumtur që kemi jetën e përbashkët”, thanë anëtarët e grupit të Bristol në një deklaratë.

I lindur në Bristol, Angelo iu bashkua grupit të famshëm “trip-hop” në vitet 90.

Bruschini luajti edhe me grupe të tjera, si “The Numbers”, “Rimshots” dhe “The Blue Airplane”.

Në vitin 1997, Bruskini prodhoi albumin me të njëjtin emër të grupit rock alternativ “Strangelove”.

Kujtojmë që në korrik, muzikanti zbuloi lajmin e trsihtë që vuante nga sëmundja e rëndë përmes një postimi në rrjetet sociale.

© Panoramaplus.al