7 Shtator, 2023

E trishtë! Pas betejës disa vjeçare me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 62-vjeçare këngëtari i njohur


Këngëtari i grupit të njohur muzikorë “Runrig”, Bruce Guthro ka  ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

Bruce Guthro

 

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar ish-pjestari i grupit, Pete Wishart, pas betejës disa vjeçare me kancerin.

“Me pikëllimin të thellë ju njoftojmë se Bruce Guthro ka ndërruar jetë, pas betejës disa vjeçare me kancerin.”– tha Wishart.

Vetëm disa muaj më parë Gutho informoi fansat e tij se ishte ai po luftonte me një sëmundje të rëndë.

Guthro ishte nga Nova Scotia, Kanada, dhe karriera e tij muzikore është vlerësuar me çmime të shumta prej më shumë së 40 vitesh, duke përfshirë këtu edhe punën si artist solo.

“Runrig” shijoi suksesin e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990.

 

© Panoramaplus.al