22 Shtator, 2023

E trishtë! Një muaj pasi tregoi se është diagnostifikua me kancer, ndërron jetë në moshën 61-vjeçare tenori i njohur


Tenori i njohur Stephen Gould, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare në Virxinia.

humbje e trishtueshme: Këngëtari Stephen Gould ka vdekur pasi ai njoftoi në fillim të këtij muaji se ishte diagnostikuar me kancer të pashërueshëm në kanalin biliar. Ai ishte 61 vjeç. Është parë në vitin 2015

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur agjentja e tij, Stephanie Ammann, duke mos treguar shkakun e vdekjes së tij.

Megjithatë muajin e kaluar ai tregoi se ishte diagnostifikuar me kancer.

Gouyld lindi në Virxhinia në vitin 1962, ndërsa performoi rreth 100 herë në Festivalin e Bayreutit.

Duke u shfaqur shpesh si një tenor heroik, ai interpretoi në shumë nga teatro të mëdha të operës në botë.

Ai debutoi në shfaqjen “Ring” të Richard Wagner-it në Bayreuth në vitin 2006, duke fituar pëlqimin e një publiku të gjerë.

Associated Press e quajti atë “një interpretues tërheqës, jashtëzakonisht atletik” gjatë performancës së tij në shfaqjen e “Unazës”, Siegfried.

 

© Panoramaplus.al