20 Korrik, 2023

E trishtë! Në ditën e lindjes së tij, ndërron jetë aktori i njohur i serialit “All My Children”


Aktori i njohur në serialin “All My Children”, Nick Benedict ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar nga Jake’s Steakhouse përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ditëlindja e Nick Benediktit ishte më 14 korrik. Ai shkoi të ishte me Zotin këtë ditë. Ju lutemi lutuni që ai të shkojë në  parajsë”, ka shkruar Jake.

Megjithatë shkaku i vdekjes së aktorit akoma nuk është bërë i ditur.

Aktori luajti një rol në serialin “All My Children” nga 1973 deri në 1977, dhe ishte një nga bashkëshortët e Erica Kane.

Benedict gjithashtu u nominua për çmimin ‘Daytime Emmy’ me dramën ‘All My Children’.

Gjatë gjithë viteve 1980 dhe 1990, ai gjithashtu luajti në telenovela të tjera si ‘The Young and the Restless’.

Në një intervistë të vitit 1993 me Times and Democrat , Benedicti tha se ai u largua nga aktrimi pas vdekjes së babait të tij, aktorit dhe regjisorit Richard Benedict në 1984.

 

 

© Panoramaplus.al