Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundrea i cili eksploroi qenien dhe tradhtinë për më shumë se gjysmë shekulli në poezi, drama, ese dhe romane ka vdekur në moshën 94-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar zëdhënësja e “Bibliotekës Milan Kundera”, Anna Mrazova.
Në vitin 1975 ai u largua nga atdheu për në Francë, pasi u përjashtua nga Partia Komuniste Çekosllovake për “veprimtari antikomuniste”.
Kundera kaloi 40 vjet duke jetuar në mërgim në Paris, pasi iu hoq shtetësia çeke në vitin 1979. Aty ai shkroi veprat e tij më të famshme , duke përfshirë Nesnesitelná lehkost bytí (Lehtësia e padurueshme e qenies) dhe më vonë la pas gjuhën e tij amtare për të shkruar romane në frëngjisht, duke filluar me ‘La Lenteur’ (Ngadalësia) e 1995-ës dhe romani i tij i fundit, ‘Festivali i Papërfillshmërisë’ i 2014-ës.
Gjithashtu shpesh herë emri i tij u përmend si pretendent për çmimin Nobel në letërsi.
© Panoramaplus.al
