Richard Roat, aktori i dhjetëra shfaqje televizive ikonike, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Roat vdiq në Orange County, Kaliforni, më 5 gusht. Lajmi u konfirmua familja e tij për Variety dhe Deadline. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.
Roat ishte i njohur për rolin e tij në “The Doctors”, ku luante Dr. Jerry Chandler. Pas atij projekti, ai vazhdoi punën e vazhdueshme si aktor personazhesh, me një sërë titujsh që përfshinin pesë dekada televizive, nga “Hawaii Five-O” dhe “Columbo” në vitet ’70 te “Cold Case” dhe “24”.

Ai gjithashtu u shfaq në episodet e sitcom-eve të dashura si “Friends” (si kolegu i Ross në “The One Where Ross Dates a Student”) dhe “Seinfeld” (si doktor në “The Package”).
Sipas nekrologjisë së tij, Roat kishte “mbi 135 role aktrimi në televizion, film dhe në Broadëay”.
Roat ka lënë pas gruan e tij prej më shumë se 40 vjetësh, Kathy.


