9 Shtator, 2023

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori dhe komediani i njohur


Komediani dhe aktori i njohur Mike Yarwood ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar organizata “Royal Variety Charity” teksa postoi në  X (ish-Twitter) dhe Facebook  një foto të tij me Mbretëreshën Elizabeth II.

Jemi thellësisht të pikëlluar për të njoftuar vdekjen e komedianit dhe imituesit legjendar, #MikeYarwood. Mike lë pas një boshllëk të madh në industrinë e aktrimit. Ngushëllimet tona më të thella familjes së Majk, miqve dhe fansave të tij të shumtë”, shkroi organizat ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes së komedianit.

Yarwood u bë i njohur në vitet 1960 dhe 1970 me imitimet e politikanëve, kryeministrave Harold Wilson dhe Edward Heath, si dhe Princin e atëhershëm të Uellsit.

Ai i kaloi vitet e fundit të jetës në Brinsworth House të Royal Variety Charity, në Twickenham, në jugperëndim të Londrës.

Talenti i tij në imitim solli buzëqeshje në fytyrat e miliona njerëzve dhe kjo gjë e bëri atë një ikonë në botën e komedisë.

© Panoramaplus.al