26 Gusht, 2023

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare kitaristi i grupit të njohur muzikorë


Kitaristi i grupit të njohur muzikorë “Whitesnake”, Bernie Marsden ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

 

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur vetë famijarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e Bernie Marsden. Bernie vdiq në mënyrë natyrale teksa ndodhej në shtëpinë e tij së bashku me bashkëshorten, Fran dhe dy vajzat, Charlotte dhe Olivia.”- shkruan familja e tij.

Marsden u bë i njohur në performancën e tij të suksesshme katërvjeçare me grupin muzikorë “Whitesnake”.

Ai gjithashtu kontribuoi në pesë albumet e para të grupit i cili kishte shitur më shumë disqe platini, nga “Trouble” deri në “Saints & Sinners”. Ky i fundit frymëzoi hitin më të madh komercial të “Whitesnake”, “Here I Go Again”, të cilin Marsden e shkroi dhe e ri-regjistroi me grupin në vitin 1987.

Ai gjithashtu shkroi një sërë këngësh të tjera, duke përfshirë këtu edhe “Fool for Your Loving.”

Marsden luajti në disa grupe të tjera, duke përfshirë “Alaska”, “MGM” dhe “Moody Marsden Band,” dhe gjithashtu kontribuoi në regjistrime të tjera për Jack Bruse, Jon Lord dhe Ian Paice.

© Panoramaplus.al