Aktorja e njohur dhe zëri origjinal i personazhit të animuar të “Harley Qiunn”, Arleen Sorkin ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë pronari i “DC” James Gunn përmes një postimi në Instagram, ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes.
“Pushofsh në paqe, Arleen Sorkin, zëri origjinal tepër i talentuar i Harley Quinn. Dashuri për familjen dhe miqtë e saj”, ka shkruar Gunn.
Prej vitesh ajo vuan nga problemet shëndetësore të cilat gjithashtu e penguan që të vazhdonte pasionin e saj në botën e aktrimit.
Artistja e lindur dhe e rritur në Washington, punoi në një grup humori dhe si interpretuese kabaresh në vitet 1970 dhe 1980, më pas luajti rolin e Jones në tenenovelën “Days of Our Lives” nga vitet 1984 deri në 1990.
Sorkin gjithashtu ishte autore dhe producente në shfaqjet televizive si “How to Marry a Billionaire” dhe “Fired Up”.
Aktorja e njohur ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin Christopher Lloyd dhe dy fëmijët e tyre.
© Panoramaplus.al

