Aktori i njohur dhe fitues i dy çmimeve “Emmy”, Ron Cephas Jones ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bërë të ditur menaxheri i tij, Dan Spilo duke mos treguar shkakun e vdekjes.
Jones u bë i njohur me rolin e tij në dramën “This Is Us”, ndërsa u nominua për çmimin “Grammy” katër herë radhazi nga viti 2017 deri në 2020 duke fituar kështu dy herë këtë çmim.
Ai luajti një rol në filma të ndryshëm si “Mr. Robot, “The Get Down”, “Luke Cage”, “Half Nelson”, “Across the Universe”, “Dog Days” dhe “Dolemite Is My Name”.
Jones ishte gjithashtu babai që bëri historinë e “Emmy-t” kur vajza e tij, Jasmine Cephas Jones, fitoi këtë çmim për rolin e saj në serialin “Quibi”, teksa po atë vit edhe aktori fitoi një çmim duke bërë kështu çiftin e parë baba-bijë që fituan çmimin “Emmy” në të njëjtin vit.
Sipas The New York Times aktori kishte bërë një transplantim të dy mushkërive në maj të 2020 pasi luftoi nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike e cila prek mushkëritë.
© Panoramaplus.al
