27 Shtator, 2023

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare reperi i njohur, rivali i Eminem-it


Aktori dhe reperi i njohur Nashawn Breedlove ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare në shtëpinë e tij, në Florida.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë nëna e të ndjerit, Patricia, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes.

“Largimi i Nashawn nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në jetën time. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dhimbjen dhe pikëllimin që ndjej. Ai nuk ishte vetëm djali im, por ishte një njeri i jashtëzakonshëm, karakteri dhe forca e të cilit frymëzonin të gjithë ata që qëndruan me të”- ka shkruar nëna e reperit.

Artisti u bë i njohur për rolin e tij në filmin ‘8 Miles’. Breedlove gjithashtu mori pjesë në filmin “The Wash” në vitin 2001, ku u luajtën legjenda të repit si Snoop Dogg dhe Dr. Dre .

© Panoramaplus.al